Është vetëm 24 vjeç dhe ka tri vite që është aktivizuar në skenën muzikore amerikane. Që nga ajo ditë, Kristina ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj. Momentalisht ka të realizuara pesë këngë dhe një album muzikor të cilin e ka përfunduar gjatë vitit të kaluar. “Always, Let you know, Living dream, Souvenirs, Warpath”, janë vetëm disa nga hitet që këngëtarja me origjinë shqiptare i ka prezantuar mes konkurencës së fortë të muzikës amerikane, ku dominojnë shumë yje të njohura nga mbarë bota. Kristina është pjesë e produksionit të njohur “Zaj Entertainment”, me të cilin janë duke menduar për realizimin e shumë projekteve të mëdha muzikore. Suksesi i Kristinës vlerësohet dhe në atë se këngëtarja ka pasur rastin të takohet me shumë artistë të mëdhenj të skenës muzikore dhe të filmit si dhe paraqitja e saj e dytë në ndarjen e çmimeve “Grammy”, është komentuar si një hap drejt forcimit të karrierës së saj si këngëtare. Kristina përveç talentit të saj ka edhe një pamje shumë të bukur. Linjat e saja trupore gjithashtu e ndihmojnë të depërtojnë akoma më lehtë në muzikë, pasi pamja fizike dihet që është e rëndësishme. Ajo sapo ka publikuar disa foto të reja të nxehta, të cilat kemi rastin t’i publikojmë edhe ne. bl. re











