Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen. Qindra- mijëra besimtarët në vendin tonë kanë marrë pjesë në meshat e mbajtura në mesnatë në kishat e shumë qyteteve të vendit. Besimtarët janë lutur për paqe, dashuri, gëzim dhe qetësi.
Në Tiranë, në Katedralen e Shën Palit Imzot Rrok Mirdita drejtoi meshën e përvitshme. Ai iu drejtua besimtarëve që të kenë besimin në zot.
“Qofshin këto Krishtlindje një mundësi e gëzueshme për të gjithë njerëzit për të takuar Zotin e tyre të vërtetë, e për të përjetuar gëzimin e pafund që sjell ky takim! Uroj nga Zemra Krishtlindje të gëzuara e një vit të Ri plot me bekime!”, tha Rrok Midita në fjalën e tij.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos, ka uruar gjithashtu besimtarët me rastin e krishtlindjes dhe Viti të Ri.
“Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura. Vëllezër dhe motra të dashur, uroj që kjo bindje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë e të na mbështesë në vitin që po vjen! Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, iu drejtua Janullatos besimtarëve.
Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin pritet të ketë një serë ceremonish me rastin e Krishtlindjes.
© Panorama.al











