KORÇE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar nga Korça të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e Krishtlindjes.
Mbarësi, fat dhe suksese ka qenë urimi i Ramës për të gjithë besimtarët.
Kreu socialist ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse të Metropolisë së Shenjtë të Korçës. Rama prej ditës së djeshme po qëndron ne Korçë së bashku me familjen e tij, gruan Lindën dhe fëmijët Gregun dhe Rean.
Më herët Rama në shënimin e tij të rradhës në Twitter shkruante “Me Linden Rean Gregun per Krishtlindjet ne Korçen e zbukuruar nga debora dhe bashkia e qytetit. Qofshin te gezuara per te gjithe kudo jane!”
Kurajo tha kreu socialist, për të gjitha ata që nuk e përballojnë dot jetesën, pasi sipas tij, me shpresë dhe kurajo gjithçka mund të arrihet.
© Panorama.al











