Krim në familje në Francë, 16-vjeçari dyshohet për vrasjen e vëllait dhe plagosjen e rëndë të nënës

May 26, 2026 | 10:34

Një 16-vjeçar është arrestuar në Francë si i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 13-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të nënës.

france policia

Sipas mediave franceze, autoritetet po hetojnë nëse adoleshenti i ka prerë fytin vëllait të tij, duke i shkaktuar vdekjen, si dhe ka sulmuar nënën e tij brenda banesës familjare.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes 25 dhe 26 majit.

Pas incidentit, 16-vjeçari, i cili sipas raportimeve kishte histori problemesh të shëndetit mendor, është vetëdorëzuar në polici.

Policët që mbërritën në banesë gjetën nënën dhe djalin 13-vjeçar të shtrirë në shtretërit e tyre. I mituri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve, ndërsa nëna u dërgua në spital në gjendje të rëndë, me plagë të shumta në kokë.

Sipas burimeve policore, në vaskën e banjës u gjetën një thikë dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit.

© Panorama.al

Te lidhura