TIRANE- Kryetari i shoqates se personave qe nuk shikojne ka shprehur shqetesim per fletet e votimit, qe sipas tij duke qene te njejta u mohojne privatesine e votimit 10 mije te verberve. Sipas Sinan Tafaj ky eshte nje mohim i te drejtes per votim.
“Kodi zgjedhor ua njeh këtë të drejtë të verbërve edhe duke votuar me shoqërues, por këtu kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që kodi zgjedhor u njeh të verbërve për të votuar në mënyrë të pavarur me ndihmën e pajisjeve të posacme të parashikuara në kod.”- tha ai.
Sipas tij, nuk ka ende nje pergjigje nga KQZ për shkresat e dërguara në 24 mars dhe 11 prill të këtij viti, në të cilat ata kane parashtruar kete shqetesim.
“Kur thuhet votimi është fshehtë kihet parasysh një votim personal. Votimi me shoqërues është një zhgjidhje nga e keqja. Votimi me shabllon që ne kërkojmë është një votim që e vë qytetarin e verbër në kushte të barabarta me cdo qytetar tjetër”, tha ai.
© Panorama.al











