Kreu i PD, Sali Berisha shkon në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Jul 20, 2026 | 10:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.

berisha spak

Kryedemokrati u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pasi në kohën kur ishte kryeministër ka përdorur kompetencat dhe ndikimin e tij për të favorizuar privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, duke ndërmarrë veprime që krijuan përfitime për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga privatizimi i pronës dhe ndryshimi i destinacionit të saj për ndërtim, si edhe ka përfituar rreth 5.4 milionë euro përmes shoqërisë Homeplan sh.p.k.

Të pandehur në këtë dosje janë edhe Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa dy të tjerët Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.

© Panorama.al

Te lidhura