Krasniqi: Liderët politikë t’i thërrasin mendjes për arsye e mirëkuptim

Jan 17, 2012 | 12:55

TIRANE- Ne pershendetjen e tij ne seancen speciale ne Kuvendin e Shqiperise, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka bere apel lidereve politike te ecin nen shembullin e lidereve historike te shqiptareve.
Krasniqi ka sjelle ne kujtese emrat e lavdishem qe bene historine e kombit.

“Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme, liderët t’i thërrasin mendjes për harmoni , të veprojnë me arsye, të shërbejnë me mirëkuptim, të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari sollën përvjetore të tillë që nuk mund të jenë vec bazament reflektimi. Per kete politika duhet t’i kete shembull.

Krasniqi ka theksuar se Shqiperia është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata.

“Mund të ndërrohen formacione të administrimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, të gjallë e të shuar do të jetojë për jetë të jetëve. Të nderuar bashkëkombas, në këtë përvjetor jubilar nuk dua të fsheh ndjenjën e krenarisë, kënaqësinë, e kundërta do më c’përfytyronte, Shqipëria do jetë në jetë të jetëve e lirë dhe e pavarur”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura