Krasniqi: Fletë-arresti ndaj Limajt shkel Kushtetutën

Mar 19, 2011 | 12:32

PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se flete-arresti kundër Fatmir Limajt paraqet shkelje të Kushtetutës. Këto komente Krasniqi i bëri të premten mbrëma pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, i cili po qëndron në vizitë dyditore në Kosovë. Krasniqi tha se hetimet mund të vazhdojnë ndaj secilit, por imuniteti nuk nënkupton se do t’i merret dikujt imuniteti.

Kryeparlamentari bëri të ditur se në Kuvendin e Kosovës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit. Sipas tij, hetimet mund të zhvillohet ndaj presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, etj, por nuk do të thotë që atyre t’iu merret imuniteti.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Krasniqi, beson në pafajësinë e bashkëpartiakut të tij Fatmir Limaj, deputetit dhe nënkryetarit të PDK-së, si dhe në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së të arrestuar ditë më parë nga EULEX-i. Ai tha se drejtësia do t’i vërtetojë këto pohime të tij. (Express)

© Panorama.al

Te lidhura