Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi dje hapjen e 122 kutive në Tiranë, duke paralajmëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës.Në përfundim të këtij procesi, kandidati demokrat Lulzim Basha ndodhet 80 vota para kandidatit Edi Rama. Nga hapja e kutive, Basha mori 172 vota, Rama mori 82 vota, ndërsa 3 vota shkuan për komunistin Hysni Milloshi. Kryetari i KQZ, Arben Ristani, paralajmëroi se sot do të miratohet vendimi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në kryeqytet. “Vendimin e kemi gati dhe, nëse me të filluar mbledhja do ta miratojmë në parim dhe më pas në miratimin e tabelës së Njësisë pesë dhe më pas gjatë pasdites do të vijojmë me tabelat e rezultateve për gjithë Tiranën. Besoj se nesër(sot) do të përmbyllim këtë proces”, tha Ristani. Ndërkaq, në një njoftim zyrtar për mediat, KQZ shprehet se sot do të përmbyllet i gjithë procesi në Tiranë. “KQZ do të miratojë në tërësi aktin për vlerësimin e votës së panumëruar, të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar në disa qendra votimi të zonës zgjedhore të Bashkisë së Tiranës. Rezultatin e këtij procesi KQZ do ta reflektojë në tabelat përkatëse të grupeve të numërimit dhe në tabelat përmbledhëse të njëmbëdhjetë KZAZ-ve të Tiranës, si edhe do të vijojë punën me miratimin e tabelës përmbledhëse të zonës së administrimit zgjedhor Nr. 49, Njësia zgjedhore Nr.5. Me përfundimin e miratimit të tabelave përmbledhëse për të gjitha ZAZ-të e Tiranës, KQZ do të plotësojë në mbështetje të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë, në mbledhjen e përcaktuar për t’ u mbajtur më datë 23 maj. Kundër vendimit të KQZ-së, subjektet e interesuara mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftim zyrtar.
Sipas rezultatit paraprak, Basha ka marrë në total 124 786 vota gjithsej, pas përfundimit të numërimit edhe të 122 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga ana e tij, Rama ka marrë 124 706 vota gjithsej, pas përfundimit të numërimit edhe të 122 kutive, ndërsa komunisti Miloshi arriti të marrë 1394 vota. Me shpalljen e rezultatit përfundimtar në Tiranë, palët mund ta ankimojnë atë drejt Kolegjit Zgjedhor dhe nisur nga kundërshtinë e deritanishme, do të jetë ky organ i pavarur që do të vendosë për mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Kutitë e hapura nga KQZ
QV 1816 KZAZ 49
1 votë LSI (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PR (Këshill i Minibashkisë)
1 votë e pavlefshme
1 votë për Lulzim Bashën
QV 1820 KZAZ 49
1 votë për Lulzim Bashën
QV 1845/1 KZAZ 49
1 votë PS (Këshill i Minibashkisë)
1 votë për Lulzim Bashën
1 votë e pavlefshme
QV 1826 KZAZ 49
1 votë PR (Këshill i Minibashkisë)
1 votë për Lulzim Bashën
QV 8545/4 KZAZ 49
3 vota për Edi Ramën
1 votë për Hysni Milloshin
2 vota PS (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PBDNJ (Këshill i Minibashkisë)
QV 8545 KZAZ 49
1 votë për Edi Ramën
3 vota PS (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë PKSH (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme
QV 8545/5 KZAZ 49
2 vota për Edi Ramën
2 vota për Lulzim Bashën
2 votë PS (Këshill i Minibashkisë)
QV 85 45/3 KZAZ 49
1 votë për Lulzim Bashën
3 vota LSI (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshill i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshill i Minibashkisë)
QV 1818 KZAZ 49
1 votë AD(Këshill i Minibashkisë)
1 votë për Edi Ramën
QV 1821 KZAZ 49
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë LSI (Këshilli Bashkiak)
QV 1822 KZAZ 49
1 votë PS (Këshill i Minibashkisë)
1 vota Jeta Seitaj
4 votë Erisa Xhixho
QV 1823 KZAZ 49
3 vota PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë për Edi Ramën
QV 1828/1 KZAZ 49
3 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë për Edi Ramën
1 votë e pavlefshme
QV 1829/1 KZAZ 49
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
4 vota Jeta Seitaj
1 votë për Edi Ramën
QV 1845/2 KZAZ 49
1 votë PDS (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme
QV 1850 KZAZ 49
2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë e pavlefshme
QV 1852 KZAZ 49
1 votë Balli Kombëtar (Këshilli i Minibashkisë)
2 vota për Lulzim Bashën
Rezultati për kryetarin e Bashkisë, në 122 kutitë e hapura
• Edi Rama 82 vota
• Lulzim Basha 172 vota
• Hysni Milloshi 3 vota
• 124 786 vota gjithsej ka marrë kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, pas përfundimit të numërimit të edhe 122 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
• 124 706 vota gjithsej ka marrë kandidati socialist, Edi Rama, për Bashkinë e Tiranës, pas
përfundimit të numërimit të edhe 122 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
• 1394 vota ka marrë kandidati komunist, Hysni Milloshi, për Bashkinë e Tiranës, pas përfundimit të numërimit të edhe 122 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Gjonçaj: Po shtohen çdo ditë kuti
Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ kërkoi dje në mbledhjen e radhës që të bëhet e ditur zyrtarisht nga KQZ se sa kuti kishin mbetur për t’u hapur me fletët e hedhura në kutitë e gabuara. “Nuk mund të shtojmë nga 1 kuti sa herë që kujtohen komisionerët e PD që në x kuti ka 1 votë të panumëruar. Jemi në ditën e pestë të numërimit dhe sot shtohen mbi 20 kuti”, tha Gjoncaj, i cili kërkoi të miratohet një rregull i shkruar për këto kuti, pasi KQZ nuk mund të funksionojë më në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, nga ana e saj kërkoi të njihej me kërkesën e komisionarëve të PD, që kërkuan shtimin e kutive me fletë të kontestuara.
Leonard Olli rikthehet zëdhënës i KQZ
Gazetari i njohur Leonard Olli është rikthyer si zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një detyrë që ai e kishte bërë pothuaj për katër vite. Pas një shkëputje prej disa muajsh nga kjo detyrë, Olli ka marrë riemërimin nga kreu i KQZ për të drejtuar marrëdhëniet me publikun në këtë institucion, i cili në ditët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike. Olli ka drejtuar këtë pozicion nga viti 2006, për t’u rikthyer sërish si zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai u zëvendësua nga Arti Lushi. Leonard Olli është një gazetar i vjetër i shtypit dhe televizionit në Shqipëri.
Rrëzohen ankesat e PD e PBDNJ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje disa ankesa të ardhura nga partitë politikë si të pabazuara në prova. Konkretisht, KQZ rrëzoi dje në unanimitet kërkesën e PBDNj-së për numërimin e votave në Këshillin Bashkiak për Bashkinë e Sarandës, ku kjo force ka dalë forcë e shtatë në qytet. KQZ rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur në komunën Rukaj si të pabazuar në ligj dhe në prova. Nga ana tjetër, dje u rrëzua edhe pretendimi për parregullsi nga kandidati i PD-së në komunën Streblevë, i cili pretendonte se deputeti i PS-së Taulant Balla kishte sjellë në këtë komunë 400 votues në mënyrë abuzive. Por KQZ e rrëzoi këtë kërkesë, pasi vërejti se nuk kishte kontestime nga anëtarët e KZAZ-së përkatëse. Nga ana tjetër, KQZ ka miratuar edhe kalendarin për shqyrtimin e ankesave, të cilat llogariten mbi 140 tashmë dhe do të shqyrtohen në ditët në vijim.
Erald Kapri
© Panorama.al











