KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme deri në orën 18:00! Ja sa votuan në 5 Bashki, shumë qendra ende pa raportuar

Nov 9, 2025 | 18:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon tabelën e zgjedhësve deri në orën 18:00 në të 5-ta Bashkitë ku u votua për zgjedhjet lokale të pjesshme ditën e sotme, 9 Nëntor.

pjesemarrjaaaa

Sipas raportimeve jo të plota nga të gjitha qendrat e votimit, në total është votuar nga 18,72% e zgjedhësve në këto bashki (janë mbi 330 mijë zgjedhës).

Bie në sy pjesëmarrja e ulët dhe rekordin e mban Vlora, teksa pritet edhe marrja e informacionit nga qendrat që nuk kanë dërguar ende informacione. Vlora ka një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. Vjen Cërriku me 25% dhe Tepelena me 34,63%. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Bashkinë e Matit, me 39,36% deri në orën 18:00.

Bie në sy raportimi shumë i ulët nga qendrat e votimit, ku mesatarisht llogaritet se nuk kanë dhënë informacione të paktën 30% e tyre në të pesta bashkitë.

Në Vlorë të paktën 30 qendra nuk kanë raportuar ende, 20 në Berat, 10 në Cërrik, 8 në Tepelenë dhe të paktën 13 në Mat.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00, me përjashtim të rasteve kur në to ka radhë pritjeje të votuesve, ku në bashkëpunim me KQZ shtyhet orari deri në votuesin e fundit që pret.

Tabela e KQZ deri në orën 16:00:

-Bashkia Vlorë

12,54%

-Bashkia Berat

19,98%

-Bashkia Cërrik

25%

-Bashkia Mat

39,36%

-Bashkia Tepelenë

34,63%

Perditesimi i te dhenave ne kohe reale 

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD

© Panorama.al

Te lidhura