KQZ, PS: Duam dokumentacionin e kutive

May 20, 2011 | 9:42

TIRANE- Perfaqesuesi ligjor i PS-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka kerkuar gjithe dokumentacionin perkates qe shoqeron kutite me fletet e kontestuara qe duhet te hapen e te numerohen votat e pallogarituar ne rezultatin paraprak, hedhur ne kutite e gabuara.

“Nuk kemi asnje informacion se ku mbahen, kush jane personat e caktuar nga KQZ per shoqerimin e tyre, ne cfare menyre procedohet me to, para hapjes dhe me tej pasi hapen. Kemi informacione qe ne to futen duart dhe kjo minon procesin”- tha perfaqesuesi i PS-se.

Ristani garantoi se mbahet nje procesverbal me kodet e sigurise te cilat jane garancia e integritetit.

Mbledhja e sotme vijon me numërimin e votave te kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara.

Deri dje, janë numëruar 52 kuti, ku nga hapja e tyre kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 80 vota, kundrejt 31 votave të marra nga kandidati socialist Edi Rama.

 

© Panorama.al

Te lidhura