KQZ numëron votat e kontestuara

May 19, 2011 | 10:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis numë-rimin e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar.Gjatë mbledhjes së djeshme maratonë, u hapën 23 kuti votimi të kryetarit të minibashkisë, ku rezultuan një numër i madh i votave të hedhura gabimisht. Pas konstatimit të këtyre votave, për të gjitha rastet KQZ-ja mori vendim për t’i përfshirë votat e gjetura në tabelën përfundimtare për secilën nga 3 KZAZ-të.
Votat
Gjatë hapjes së 23 kutive, nga 60 që ka në listë KQZ-ja, rezultoi se Lulzim Basha ka mbledhur 46 vota, të cilat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen”, ka mbledhur 14 vota, duke krijuar kështu një diferencë prej 22 votash. Duke marrë parasysh diferencën prej 10 votash në favor të Ramës, të ngelur nga kutia e fundit e numëruar të shtunën e kaluar në Njësinë Bashkiake Nr. 5, tani rezulton të jetë fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha, me 11 vota më shumë. Fillimisht, katër anëtarët e djathtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve hapën 10 kuti votimi në Njësinë Bashkiake Nr. 3, ku u konstatuan 51 vota të hedhura në kutinë e gabuar. Pasi u morën nga anëtarët e Komisionit, votat iu treguan edhe përfaqësuesve të medias, për të parë që ato ishin me dy vula dhe me vetëm një shënim, çka tregon se fletët e votimit ishin të vlefshme. Në këtë njësi bashkiake, Lulzim Basha mori 14 vota, ndërsa Edi Rama 6 vota. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i kontestuan të gjitha vendimet që mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me pretendimin se në secilën prej qendrave të votimit që u hapën në praninë e medias, nuk kishte shënime nga anëtarët e grupeve të numërimit. Përfaqësuesit e administratës, për secilin prej rasteve lexuan pjesë nga libri i protokollit të mbledhjeve të KZAZ-së, ku ishte shënuar për çdo qendër votimi numri i fletëve të gjetura në kutinë e gabuar. Një tjetër kontestim i përfaqësuesve të Partisë Socialiste ishte fakti se, në disa raste, këto vota të hedhura gabimisht ishin vlerësuar si të pavlefshme nga anëtarët e KZAZ-ve, megjithëse i kishin shënuar si të kontestueshme në procesverbalet që mbanin për mbledhjet që zhvillonin. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, e përsëriti disa herë se për këtë rast do të numërohen vetëm votat e hedhura në kutinë e gabuar, pas gjurmës së lënë nga ana e komisionerëve. Pas numërimit të 10 kutive në Njësinë Bashkiake Nr. 3, anëtarët e KQZ-së morën në shqyrtim tetë kuti të Njësisë Bashkiake Nr. 4. Në shtatë prej tyre rezultoi se Lulzim Basha kishte marrë 15 vota, ndërsa Edi Rama 4. Një kuti nuk u mor në shqyrtim, pasi rezultonte të kishte kode të tjerë sigurie nga ato të shënuara nga ana e numëruesve në tabelat e mbylljes së numërimit. Ndërsa në Njësinë Bashkiake Nr. 7 u hapën pesë kuti votimi, nga ku rezultoi se Lulzim Basha ka marrë 17 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 8 majit, Edi Rama ka marrë 5 vota. Gjatë hapjes së 23 kutive, ka rezultuar një numër i madh votash për partitë politike, sa i përket garës për Këshillin e Bashkisë dhe të minibashkive. Në mbledhjen e pasdites, anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin të pranishëm vetëm pak momente dhe, nga ora 19:00 të gjitha vendimet u morën vetëm me katër votat e maxhorancës. Në mbledhjen e sotme pritet të hapen edhe 37 kuti të tjera në Njësitë Bashkiake nr. 2, 9, 10 dhe 11.

37 kuti
Pas hapjes së 23 kutive në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndjekë edhe sot të njëjtën procedurë, duke hapur edhe 23 kuti të tjera, ku janë gjetur gjurmë të votave që janë hedhur në kutinë e gabuar.

Kutitë e hapura nga KQZ

QV 1759 KZAZ 47
5 vota të gjetura
2 vota për Bashën
1 votë PR (këshilli Bashkiak)
1 votë PDS (këshilli Bashkiak)
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)

QV 1762 KZAZ 47
9 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë për Ramën
3 votë PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë AD (këshilli i Minibashkisë)
2 vota PS (këshilli i Minibashkisë)
1 votë e pavlefshme

QV 1760 KZAZ 47
3 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë nuk u gjet

QV 1761 KZAZ 47
5 vota të gjetura
1 votë për Bashën
2 vota PS (këshilli i Minibashkisë)
2 vota LSI (këshilli Minibashkisë)

QV 1762/1 KZAZ 47
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë e pavlefshme

QV 1766/1 KZAZ 47
3 vota të gjetura
2 vota për Ramën
1 votë për Bashën

QV 1767 KZAZ 47
8 vota të gjetura
2 vota për Bashën
3 vota PS (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme

QV 1769 KZAZ 47
5 vota të gjetura
3 vota për Ramën
1 votë për Bashën
1 votë PD (këshilli i Minibashkisë)

QV 1776 KZAZ 47
10 vota të gjetura
3 vota për Bashën
2 vota PS (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë LSI (Këshilli Bashkiak)
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme

QV 1775 KZAZ 47
1 votë e gjetur
1 votë për Bashën

QV 1782 KZAZ 48
3 vota të gjetura
2 vota për Bashën
1 votë për Ramën

1783 KZAZ 48
5 vota të gjetura
3 vota për Bashën
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)
1 e pavlefshme

QV 1784 KZAZ 48
3 vota të gjetura
1 votë për Ramën
1 votë për Bashën
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)

QV 1785/1 KZAZ 48
3 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PSV 91 (këshilli i Minibashkisë)

QV 1786 KZAZ 48
5 vota të gjetura
4 vota për Bashën
1 votë për Ramën

QV 1800 KZAZ 48
4 vota të gjetura
Nuk u numërua, ishin ndryshuar kodet

QV 1806 KZAZ 48
1 votë e gjetur
1 votë për Bashën

QV 1806/1 KZAZ 48
9 vota të gjetura
3 vota për Bashën
1 votë për Ramën
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)
2 vota PS (Këshilli Bashkiak)
2 vota PD (Këshilli Bashkiak)

QV 1918 KZAZ 51
19 vota të gjetura
11 vota për Bashën
4 vota për Ramën
1 votë PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PR (këshilli i Minibashkisë)
2 vota PD (Këshilli Bashkiak)

QV 1919 KZAZ 51
7 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
1 votë PBKD (Këshilli Bashkiak)
3 vota PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë LSI (këshilli i Minibashkisë)

QV 1920 KZAZ 51
8 vota të gjetura
2 vota për Bashën
3 vota PD (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PDIU (këshilli i Minibashkisë)
1 votë PDM e Re (këshilli i Minibashkisë)

QV 1920/1 KZAZ 51
1 votë e gjetur
1 votë për Ramën

QV 1887/1 KZAZ 51
5 vota të gjetura
3 vota për Bashën
1 votë PS (këshilli i Minibashkisë)
1 votë LSI (këshilli i Minibashkisë)

Laze: Po u miratua akti, jap dorëheqjen
Artan Laze tha në fillim të mbledhjes se nëse KQZ-ja do të miratojë aktin për rezultatin e Tiranës, ai do të japë dorëheqjen/ “Ky është një grusht shteti modern. Sot grushtet e shtetit nuk janë me tanke. Unë ju deklaroj se nëse ky vendim do të miratohet, unë do të jap dorëheqjen dhe do ta vë të gjithë fuqinë time inteligjente dhe fizike në dispozicion të rifitimit të parive të demokracisë, për atë demokraci që luftuan kush më shumë dhe kush më pak në kohën e studentëve. Jam shumë i emocionuar dhe gati-gati më vjen për të qarë që e katandisëm Shqipërinë në këtë mënyrë”, u shpreh Laze. Pas miratimit të aktit, ai nuk lejoi për disa momente që të numëroheshin votat e hedhura gabim në kutinë e parë, ndërkohë që gjatë mbledhjes së pasdites, u pa vetëm një herë për disa minuta.

 

ADI SHKEMBI

 

© Panorama.al

Te lidhura