UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur punimet me marrjen e vendimit për hapjen edhe të disa kutive të tjera, me qëllim kqyrjen e tyre për të numëruar vota të cilat kanë mbëtur pa numëruar, të hedhura në kutitë e gabuara.
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se rezultati nuk mund të dalë me numërimin e vetëm disa votave, rezultati do të dalë pas numërimit të të gjitha votave.
“Janë disa veprime që duhen bërë, do i bëjmë në një kohë shumë të shpejtë, në mënyrë që të vazhdojmë me po atë energji që e kemi nisur, që të mbyllim këtë proces”- tha Ristani
Gjatë ditës së sotme KQZ ka vazhduar me procesin e hapjes së kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara, të gjetura në kutitë e gabuara.
Gjatë gjithë procesit janë numëruar 52 kuti, në të cilat janë gjetur të vlefshme 137 vota për kandidatin e “Aleancës për qytetarin”. Lulzim Basha dhe 57 për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.
Zhvillimet e dites se sotme
Mbledhja ka nisur me një shqetësim të nënkryetares, Dëshira Subashi e cila tha se ka kaluar afati ligjor për shpalljen e rezultatit për Tiranën, duke ju referuar afatit 48 orësh.
Shqetësimi i saj u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosvrasti i cili theksoi se “nuk është e vërtetë që ka shkelje. Numri 48 orë duhet lexuar sicc është. Jo më vonë se 48 orë nga mbëërritja e të gjitha tabelave të zonës zgjedhore. Zona zgjehdore është Bashkia e Tiranës, këtu duhet të vijnë tabelat e gjithë zonës, për kryetar, njësi, këshill etj.”
Vetë kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani dha këtë shpjegim; “Do të na duhet të përmbyllim procesin e numërimit të votave. Nuk mund të vijmë në procesin e tabulimit. Do të numërohen votat e të gjithë shtetasve shqiptarë, pasi të numërohen, do të rregullojmë procesin e tabulimit”- tha ai.
Mengjesin e sotem, mbledhja per hapjen e kutive ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte ne komision per rakordimin e numrit te votave ne kutite e hapura.
Ndersa opozita pretendon per mosrakordim votash, te djathtet e cilesojne kete pretendim te pabaze. “Jemi ne momentin e numerimit te votave te rregullta e qe jane te pallogaritura”- sqaruan anetaret e PD-se ne KQZ.
Replika Gjocaj- Zguri
Përfaqësuesi i PS-së Genci Gjoncaj ka deklaruar se ne kete menyre eshte vrare procesi zgjedhor. ” Kjo është për të ulëtitur, është prekur integriteti i kutive” tha ai. Nderkohe anetari i PD-se, ne KQZ, Klement Zguri e ka quajtur nje akzue te padrejte. “Askush nuk mund të pretendojë se në kuti ka ndërhyrje. Në rast se subjektet zgjedhore janë të pakënaqura ato mund të ankimojnë në KQZ apo në Kolegj Zgjedhor”, tha ai.
Ne kutine 1867, që i përket KZAZ 50, u kontstuan 9 fletë votimi per kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 1 për Edi Ramën. Pas verifikimit të fletëve, Ristani urdhëroi ndryshimin e tabelës së rezulatit të KZAZ 50 duke shtuar si vota të vlefshme 9 fletë votimi të panumëruar të vlerësuar si të vlefshme për Bashën dhe 1 votë për Ramën.
Por, nënkryetarja Deshira Subashi e ka quajtur kete te paligjshme. “Në asnjë rast nuk thuhet që KQZ mund të bëjë numërimin e votave të panumëruar. KQZ nuk e ka këtë të drejtë. Kodi në asnjë rast nuk thotë që KQZ të kthehet në KZAZ. Gjithashtu në asnjë rast nuk del që votat nuk janë numëruar”- tha ajo.
Deri dje jane numëruar ne total 52 kuti, ku nga hapja e tyre kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 80 vota, kundrejt 31 votave të marra nga kandidati socialist Edi Rama.
Zhvillimet e dates 19 maj
Propozimi i N/kryetares Deshira Subashi
Mledhja ka nisur me propozimin e nënkryetares Dëshira Subashi për të mos vazhduar me hapjen e kutive, propozim që nuk është marrë parasysh nga kryetari Arben Ristani, sipas të cilit KQZ ka marrë një vendim për hapjen e këtyre kutive.
“Për bashkinë e Tiranës secila nga njësitë bashkiake përbën zonë administrimi më vete. Dua te sjell një vemendje, në publicitetin që KQZ ka bërë për zgjedhjet ka qene një mesazh i dhënë nga qytetarët, votues kujdes, fleta e votimit në kutinë e gabuar e bën fletën të pavlefshme. Ky është një mesazh KQZ drejtuar të gjithë shqiptarëve. Çfarë ka ndryshuar që sot e bëni ketë?”- tha Subashi.
Forca të shumte policia vazhdojnë të jenë të pranishme në hyrjen dhe oborrin para KQZ-së, ndërsa njoftohet se ka filluar rigrumbullimi i simpatizantëve të opozitës dhe deputetë të saj.
Deri ne mesdite jane hapur 10 kuti te reja, duke e çuar ne 33 numrin e kutive te hapura ne total qe nga dita e djeshme. Deri tani, nga numerimi i fleteve te kontestuara, hedhur ne kutite e gabuara, Lulzim Basha numeron 57 vota dhe Edi Rama 22 vota.
Ne 5 kutite e para, kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.
Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.
Kreu i KQZ ka bere me dije se aty jane konstatuar 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.
KQZ miraton hapjen e 5 kutive te tjera, PS: Kunder
Me 4 vota pro, pa votat e opozites u miratua vendimi qe lejon vijimin e hapjes dhe numerimin e fleteve edhe për 5 kuti të tjera.
“Procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara”- tha Ristani, pas kundershtise se prere te perfaqesuesve ligjore te PS-se.
“Ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar”- ka thene përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani.
Ne liste per numerim jane vene tashme kutite 1793, 1796 1799, 18 09/1 .
KQZ, debat për aktin normativ. PS: Zbardheni
Debate mes perfqesuesve te majte e te djathte ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve per zbardhjen juridikisht te aktit te miratuar për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.
Nënkryetarja Deshira Subashi deklaroi se nuk janë përcaktuar rregullat e aktit që u miratua parimisht. Sipas saj akti është një tymnajë për të deformuar procesin. Ajo kerkon fotokopje te dokumentit dhe gjithe materialet qe shoqerojen kutite qe presin pe t’u hapur.
“Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vërtetojmë juridikisht cdo akt.”-tha Genci Gjoncaj.
Nderkohe kreu i KQZ-së Ristani reagoi duke sqaruar se po vazhdohet me vendimmarrje të ndërmjetme.
Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota.
Procedurat e dates 18 maj
Fletët e kontestuara, Basha 22 vota më shumë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen per numerimin e 40 kutive të tjera me flete te kontestuara per kreun e bashkise se Tiranes.
Numerimi u nderpre në mesnatë, ku perfundoi procedura per 60 fletë votimi nga 20 kuti, sipas KQZ të panumëruara, sepse ishin hedhur dhe lënë mënjanë për shkak të mospërputhjes së ngjyrës me fletët e tjera.
Nga këto fletë kandidati Lulzim Basha ka marrë 46 vota dhe kandidati Edi Rama ka marrë 14 vota. Po të shtohen edhe 10 vota më shumë që kandidati Rama ka nga numërimi i mëparshëm, diferenca e përkohshme midis kandidatëve është 22 vota në favor të kandidatit Basha.
Komisioni Qendror vazhdoi punën me argumentin se fletët që po numëroheshin tani nuk ishin numëruar në komisionet zonale për shkak të mospërputhjes së ngjyrës së fletëve në kutinë e gabuar. KQZ tha po ashtu se aktualisht po funksiononte si një komision zonal për Tiranën, sepse ligjvënësit nuk e kanë parashikuar një strukturë të tillë në Kodin Zgjedhor.
KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4
Nga hapja e 7 kutive kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 15 vota dhe kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama ka marrë 4 vota.
Nëpërmjet vendimit do të bëhet ndryshimi i tabelave të rezultatit të grupit të numërimit, duke shtuar fletët e vlerësuara të vlefshme, por të hedhura në kutinë e gabuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve.
KZAZ 47, Njësia bashkiake nr.3
Nga hapja e 10 kutive, 14 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.
Tension
Gjate gjithe dites pranë KQZ-së ka patur tension ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së kane qëndruar përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.
Miratohet akti, Ristani: Kutite hapen ne salle
TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.
Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.
Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.
Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.
Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.
Kosovrasti
Mbledhja e KQZ-se ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.
Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.
“Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet. Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme”- tha ai.
Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. “Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë”- tha ai.
Gjonçaj
Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj e ka quajtur absurde dhe te paligjshem nje vleresim te votave ne kete faze.
“KQZ vepron si KZAZ vetëm në rastet e përcaktimit dhe kushtet e nenit 123 dhe vetëm për nxjerrjen e rezultatit të kryeyarit dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Është momenti I vetëm ku KQZ mund të disponojë me vendim. KQZ në këtë fazë nuk mund të bëjë vlerësim vote, e keni thënë. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë të procesit cila votë ëhstë e vlefshme”- tha Gjoncaj.
Ai solli ne kujtese pergjigjen e Ristanit per problemin e fleteve te njesia numer 5, per fletet me defekt printimi.
“Ju më thatë: është shumë e saktë që është KZAZ që do të vendosë për ato fletë nuk kemi asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Kosovrasti që sot lexoi një kërkesë ka thënë absolutisht atë që tha sot; ato kanë votën e qytetarit dhe ska punë KQZ të ndërhyjë. Në bazë të kodit shqetësimet do të vijnë më vonë. Cfarë ndodhi në 4 ditë ju ndërruar mendimin. Thotë që shqetësohet për votën e hedhur gabim, shqetësohet për një njeri që nuk i thotë do jo, ke hubur, këtë se thoni doit ju, ky është problemi që sot KQZ vepron nën dhunën policore dhe ska bërë vaki kurrë në 12 vjet që KQZ të ketë këtë prezencë policore. Kjo është Shqipëria kopja e Lukashenkos.”- tha ai.
Subashi
Deshira Subashi e ka quajtur aktin jo vetem te paligjshem, por edhe deformues te rezultatit zgjedhor. Sipas saj, me kete akt behen te gjitha zgjedhjet e pavlefshme, pasi parasheh nderhyrjen ne kutite e votimit jashte ligjit. “Jemi ne kundershtim te hapur me procedurat qe duhet te ndiqen. Eshe i paprecedente ne zgjedhjet tona, pasi nuk eshte fenomen i ri, por qe ndodh ne cdo zgjedhje ne pushtetin vendor”- tha Subashi.
Sipas saj, ajo dhe kolegu Lazaj i kane kërkuar nga KQZ të bëjnë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ.
© Panorama.al











