KQZ ndan mandatet në Kukës, PD 15 këshilltarë, PS me 8

May 28, 2011 | 11:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë dje vendimin e parë për ndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë pas zgjedhjeve të 8 majit. Ky vendim i përket Bashkisë së Kukësit, ku Këshilli i kësaj Bashkie është i përbërë nga 25 këshilltarë. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve del që koalicioni “Aleanca për qytetarin” do të ketë për katër vitet e ardhshme 15 këshilltarë, ndërsa koalicioni “Aleanca për të ardhmen” 8 këshilltarë. Dy këshilltarë kanë fituar si të pavarur, pasi kanë siguruar numrin e nevojshëm të votave. Nga koalicioni i djathtë PD-ja ka marrë katër këshilltarë, Partia Republikane dhe Lëvizja e Legalitetit nga 2 këshilltarë dhe nga një përfaqësues do të kenë shtatë parti të tjera. Përsa i përket koalicionit të majtë, Partia Socialiste do të përfaqësohet në Këshillin Bashkiak të Kukësit me dy këshilltarë, ndërsa gjashtë parti të tjera të këtij koalicioni do të kenë nga një këshilltar. Dy këshilltarët e propozuar nga zgjedhësit Fehmi Cungu dhe Hajri Ademaj kanë marrë përkatësisht nga 393 dhe 343 vota, të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në Këshillin Bashkiak. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u rrëzua kërkesa e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që kërkonte shpalljen e pavlefshme të një qendre votimi në Finiq. Sot në KQZ do të shqyrtohet një kërkesë e Partisë Demokratike për komunën e Otllakut, ku kandidati i saj ka humbur me nëntë vota. Në kërkesën ankimore të PD-së thuhet se në një qendër votimi, të shtunën në mbrëmje janë marrë në dorëzim nga anëtarët e komisionit 712 fletë dhe të dielën, para hapjes së votimit, është konstatuar se mungonin 356 fletë votimi.

Ndarja e mandateve në Kukës

Aleanca për Qytetarin            15 mandate
Aleanca Demokratike            1
Aleanca Eur. Ekologjike            1
Bashkimi Liberal Demokrat            1
LSI                    1
Aleanca Për Dem. Solidar.            1
Partia Balli Kombëtar            1
Partia Demokratike            4
Partia Konservatore            1
Partia Lëvizja Legalitetit            2
Partia Republikane            2

Aleanca për të Ardhmen        8 mandate
Ardhmëria Shqiptare            1
Partia Demokristiane            1
Partia e Gjelbër                1
Partia Ref. Demokratike            1
Partia Socialdemokrate            1
Partia Soc. e Moderuar            1
Partia Socialiste                2

Të pavarurit                 2 mandate
Fehmi Cengu                1
Hajri Ademaj                1

© Panorama.al

Te lidhura