TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mes debatesh ka miratuar në mbledhjen e sotme me 4 vota pro dhe 2 kundër ndalimin e përdorimit të disa mjeteve që nuk parashikohen nga ligji, në qëndrat e votimit.
Përfaqësuesit e PS-së ishin shprehur se kanë gati listat e tyre paralele të zgjedhësve, me qëllim parandalimin e manipulimeve, por me aktin e posaçëm të miratuar sot, KQZ ndalon përdorimin e listave paralele nga komisionerët socialistë në zgjedhjet e 8 majit.
“Gjatë procesit të votimit anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit, në asnjë rast nuk mund të zhvillojnë procedura të paparashikuara në ligj dhe nuk mund të përdorin asnjë mjet tjetër përveç materialeve zgjedhore, të cilat janë marrë në dorëzim sipas nenit 100 të Kodit Zgjedhor nga KZAZ-ja përkatëse, përveçse kur parashikohet ndryshe me vendim të KQZ-së”, thuhet në projekt-vendimin e KQZ-së
Ndërkohë sipas vendimit, nuk do të lejohet që vëzhguesit e partive që kanë të drejtë të qëndrojnë në ambientet e brendshme të qendrave të votimit, të përdorin materiale që dublojnë ato që janë shpërndarë nga KQZ-ja
Një ditë më parë edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, tha se futja e listave të dubluara, veç atyre zyrtare në komisionet e qendrave të votimit, është e jashtëligjshme. Komentet Vollfarth i bëri gjatë një intervistë për agjencinë shqiptare të lajmeve “Albanian Daily Neës”
© Panorama.al











