Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat e fundit lidhur me votat në rang komëbëtar të marra nga koalicionet për Këshillat Bashkiak.
Kështu, koalicioni “Aleanca për qytetarin”, në rang kombëtar ka marrë 539.076 vota, kundrejt 492.221 vota për “Aleancën për të ardhmen”.
Sipas KQZ-së jashtë koalicioneve, për partitë e tjera kanë shkuar 61.622 vota. Këto janë të dhënat e para që KQZ publikon në rang kombëtar për votat e marra nga koalicionet deri në këto momente për Këshillat Bashkiak.











