Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës çon në 39 vota diferencën me kundërshtarin e tij Edi Rama.Në ditën e dytë të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur edhe 31 kuti të tjera që i përkasin njësive bashkiake Nr. 2, 4 dhe 11. Në këto kuti është gjetur një numër i madh votash të hedhura në kutinë e gabuar dhe, për rrjedhojë, ato nuk ishin bërë pjesë e tabelave për këto qendra votimi. Gjatë numërimit të votave Basha mori 34 vota, ndërsa Rama 16. Në total me numërimin e kutive të djeshme diferenca është 49 vota më shumë për Bashën dhe po të llogariten edhe 10 votat e Ramës nga kutia e fundit e Njësisë 5, diferenca është 39 vota.
Rezultati
Mbledhja e djeshme, e zhvilluar nën rrethimin e forcave të rendit, të cilat ishin në ambientet e KQZ-së që në orën 07:00, filloi me një kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të marrë të zbardhur aktin e miratuar për hapjen e kutive. Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se akti është në vijim dhe pjesë e tij do të jenë të gjitha kutitë që do të hapen. Për rrjedhojë, sipas Ristanit akti do të zbardhet vetëm kur ky proces të përfundojë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e akuzoi drejtuesin e këtij institucioni se i ka drejtuar fjalë fyese, duke shtuar se do të ndjekë një proces penal. Pas rreth një orë debati mbi vlefshmërinë e aktit të miratuar, u hapën pesë kutitë e para, të cilat ishin sërish nga Njësia Bashkiake Nr. 4. Votat e hedhura në kutinë e gabuar në këtë zonë ishin identifikuar vetëm natën përpara mbledhjes, pasi këto pesë kuti nuk ishin pjesë e listës që kishte shpërndarë administrata e KQZ-së për qendrat ku do të numërohen votat. Procesi nisi me një tension të vogël kur anëtari i KQZ-së, Artan Laze, pasi kërkoi të flasë disa herë para se të hapej kutia e parë, u ngrit dhe shkoi te administrata për ta penguar atë, derisa të merrte fjalën. Pas hapjes së këtyre pesë kutive, kandidati demokrat, Lulzim Basha, mori tre vota, ndërsa kundërshtari i tij, asnjë votë. Kandidati i PD-së për kryetar të Njësisë Bashkiake, Hysen Xhura, mori edhe 7 vota të tjera, përkundrejt 3 votave që mori Vahid Kalaja. Në këtë zonë, pikërisht në qendrën 1797, u gjet një fletë votimi në të cilën ishte shënuar emri pranë kandidatit Lulzim Basha, por nga mbrapa vula mbante numrin e qendrës 1810/1, çka e bëri këtë fletë të pavlefshme. Pas konstatimit të këtij fakti, avokatët e Partisë Socialiste hodhën dyshime mbi procesin e votimit në këtë zonë, teksa nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi procedim penal për atë çka ka ndodhur si dhe hetim tërësor për Tiranën. Në mesditë nisi numërimi i votave të hedhura në kutinë e gabuar edhe për 11 qendra votimi që i përkasin Njësisë Bashkiake Nr. 11. Në këto kuti votimi për Lulzim Bashën u gjetën 17 vota, ndërsa për Edi Ramën u gjetën 9 vota. Pas një pushimi në drekë, në orën 17:00, sërish nën mbrojtjen e një numri të madh të forcave të ndërhyrjes së shpejtë me votat e katër anëtarëve të KQZ-së, u hapën edhe 16 kuti të tjera. Gjatë administrimit të fletëve të kontestuara, rezultoi se për Lulzim Bashën ishin hedhur në kutinë e gabuar 14 vota, ndërsa për Edi Ramën 7 vota. Dita e sotme do të jetë e treta, qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi të hapë kutitë e votimit për të numëruar votat e hedhura në kutinë e gabuar. Në listën e shpërndarë nga administrata janë edhe 9 kuti, 4 në Njësinë Nr, 9 dhe 5 në Njësinë Bashkiake Nr. 10.
39 vota
Pas numërimit gjatë dy ditëve të 54 kutive të votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lulzim Basha ka 49 vota më shumë se Edi Rama. Nëse kësaj shifre i heqim 10 votat që Rama kishte më shumë nga kutia e fundit e numëruar te Njësia 5, diferenca reale mes tyre është 39 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin”.
65 kuti
Gjatë punës së administratës në ditët e fundit janë evidentuar deri tani 65 kuti në disa prej njësive bashkiake ku është vërtetuar që ka një numër të caktuar votash, të cilat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Pas listës prej 60 qendrash votimi, të nxjerra dy ditë më parë, dje u shtuan edhe pesë qendra të tjera, të cilat i dhanë 3 vota Bashës.
Kutitë e hapura nga KQZ
QV 1793 KZAZ 48
4 vota të gjetura
3 vota për Hysen Xhurën
1 votë e pavlefshme
QV 1796 KZAZ 48
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë për Hysen Xhurën
QV 1979 KZAZ 48
7 vota të gjetura
3 vota për Hysen Xhurën
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
2 vota të pavlefshme
QV 1999 KZAZ 48
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë për Vaid Kalanë
QV 1809/1 KZAZ 48
3 vota të gjetura
1 votë për Bashën
2 vota për Vaid Kalanë
QV 2019 KZAZ 55
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë e pavlefshme
QV 2022 KZAZ 55
7 vota të gjetura
1 votë për Bashën
4 vota për Ramën
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme
QV 2025 KZAZ 55
2 vota të gjetura
2 vota për Bashën
QV 2025 KZAZ 55
3 vota të gjetura
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
1 votë për Naim Asllani
1 votë për Haki Mustafa
QV 2027 KZAZ 55
9 vota të gjetura
4 vota për Bashën
1 votë për Ramën
1 votë PS (Këshilli Bashkiak)
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 2026 KZAZ 55
4 vota të gjetura
2 vota për Ramën
2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 2021/1 KZAZ 55
2 vota të gjetura
1 votë për Ramën
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
QV 2029/1 KZAZ 55
5 vota të gjetura
2 vota për Bashën
1 votë për Ramën
2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)
QV 2031 KZAZ 55
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PD (Këshilli Bashkiak)
QV 2031/1 KZAZ 55
8 vota të gjetura
4 vota për Bashën
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
3 vota të pavlefshme
QV 2032 KZAZ 55
2 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1709 KZAZ 46
1 votë e gjetur
1 votë e pavlefshme
QV 1708/1 KZAZ 46
3 vota të gjetura
2 vota për Ramën
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1710 KZAZ 46
9 vota të gjetura
1 votë për Bashën
2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli i Bashkisë)
1 votë PDIU (Këshilli i Minibashkisë)
2 vota të pavlefshme
QV 1712 KZAZ 46
6 vota të gjetura
2 vota për Bashën
2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshilli i Bashkisë)
QV 1713 KZAZ 46
3 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PDS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1714 KZAZ 46
3 vota të gjetura
2 vota PDIU (Këshilli Bashkiak)
1 votë e pavlefshme
QV 1722 KZAZ 46
1 votë e gjetur
1 votë për Ramën
QV 1723/1 KZAZ 46
4 vota të gjetura
2 vota për Bashën
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1726 KZAZ 46
6 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë për Ramën
2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PBK (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1731 KZAZ 46
7 vota të gjetura
3 vota për Bashën
2 vota për Ramën
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)
QV 1732/1 KZAZ 46
2 vota të gjetura
2 vota për Bashën
QV 1736 KZAZ 46
8 vota të gjetura
1 votë për Bashën
1 votë për Ramën
3 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PR (Këshilli i Minibashkisë)
1 votë PD (Këshilli i Bashkisë)
QV 1738 KZAZ 46
1 votë e gjetur
1 votë e pavlefshme
QV 1741/1 KZAZ 46
1 votë e gjetur
1 votë për Bashën
QV 1745 KZAZ 46
3 vota të gjetura
1 votë për Bashën
2 vota për Artemon Cukallën
Replikat në KQZ
Arben Ristani: Verifikoni kodet e sigurisë për kutinë 1793
Eridian Salianji: Këto dokumente janë përpiluar në shtëpi apo diku tjetër
Artan Laze pengon punonjësit e administratës të hapin kutinë
Artan Laze: Diskuto në mënyrë të ndershme.
Arben Ristani: Uluni aty zoti Laze, se do t’ua jap unë fjalën.
Njazi Kosovrasti: Mos i kërcëno punonjësit e administratës, mos i kërcëno ata.
Artan Laze: Jo jo, nuk do t’i mbrosh ti ata. Edhe ti mos më kërcëno mua, dakord? Ti dhe asnjë këtu.
Njazi Kosovrasti: Posi mo, trim i madh.
Artan Laze: Propozoj që zoti Njazi, si prishës i mbledhjes, të dalë jashtë.
Njazi Kosovrasti: O zoti kryetar…
Arben Ristani: O zoti Njazi po lëre të flasë o burrë i dheut, ti nuk e kupton që duan vetëm ta shtyjnë.
***
Njazi Kosovrasti: Shumë e sjellshme zonja Subashi. Është interesante sjellja e saj.
Dëshira Subashi: Pusho tani, pusho.
Arben Ristani: O Njazi po mbylle o burrë të vazhdojmë, po boll tani.
Artan Laze: Po shtyve, do të shtyjnë.
***
Eridian Salianji: Fleta ka një shenjë me stilolaps, është e pavlefshme.
Klement Zguri: Nuk e kishte shenjën kur doli nga kutia.
Arben Ristani: Nuk kishte shenjë qëparë.
Eridian Salianji (i bie fort tavolinës): Një sekondë, një sekondë, nëse kthehet kamera, nëse unë i kam vënë shenjë asaj flete, unë dal nga kjo sallë e nuk hyj më. Ama nëse ekziston shenja, duhet të dilni ju. T’u vijë turp, t’u vijë. I keni futur fletët si hajdut.
Arben Ristani: Rrini urtë. Mos u nxehni.
Eridian Salianji: Si mo mos u nxeh?
Arben Ristani: Rri urtë o burrë se nuk të bën mirë për nervat.
Eridian Salianji: Po lëre, jam i ri unë, ty të iku mosha. Kam kohë unë. Mbajmë ne.
Artan Laze: Kështu më tha edhe mua dje kryetari, mos e grise ti letrën më tha? Kur ska besim te ne, imagjino.
***
Arben Ristani: Për të gjitha gjërat që keni mbajini shënim.
Bledar Skënderi (avokat i PS): Nuk jemi te filmi “Abedin mbaj shënim”.
***
Arben Ristani: Në vitin 2003 kur ishte shumica ndryshe, janë miratuar materiale me qese plehrash.
Artan Laze: Edhe në qytetin e Bylysit është votuar më mirë se sot dhe Athina e kishte zili. Ne juristët përdorim termin “i atëçastshëm”.
Arben Ristani: Term i bukur shumë.
Artan Laze: Të bëjmë pak pushim, të qeshësh?
Arben Ristani: Qesha qesha.
Artan Laze: Qesh e ngjesh. Kësaj i thonë jashtë me krem e byzylyk, brenda myk. Se pastaj fillon e mban erë të keqe kjo.
ADI SHKEMBI
© Panorama.al











