Kosovë, Thaçi fton Vetëvendosjen për dialog

Jan 18, 2012 | 15:59

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë edhe një herë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në Kuvend. Sipas kryeministrit, rruga nuk është zgjidhja e problemeve. Në mbledhjen e qeverisë kryeministri ka thënë se zyra tij ka qenë dhe do të jetë e hapur për lëvizjen Vetëvendosje, kurdoherë që ata duan të diskutojnë, raporton KTV.

“I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë . Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga e ta zhvillojmë debatin në institucione”, ka thënë kryeministri.

Sipas kryeministrit, zgjidhja e të gjitha problemeve është në institucione, e jo në rrugë. Thaçi e ka quajtur të papranueshme analogjinë që po i bëhet policisë së Kosovës dhe tendencës së demonizimit që po synohet t’ i bëhet asaj.  “E ardhmja e Kosovës evropiane është që të hapen kufijtë, e jo të mbyllen ata”, ka thënë kryeministri Thaçi. Në këtë mbledhje qeveria ka vendosur po ashtu që të hiqet TVSH-ja për mediat.

© Panorama.al

Te lidhura