Vizita e paraparë të zhvillohet sot në Prishtinë nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, është anuluar për shkak reshjeve të mëdha të borës.
Ndërmjetësi Kuper po provon te bindë palët që të pajtohen rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale, ku e pranishme është edhe Serbia.
Kuper, një ditë më parë, ka qenë në Beograd, për të biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.
Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.
© Panorama.al











