Ambasadori gjerman, Ernst Reichel, u largua dje nga detyra si përfaqësues i Gjermanisë në Prishtinë, një vit pasi mori këtë detyrë dhe rreth një muaj pas publikimit të një komenti në Facebook. Reichel kishte komentuar një foto ku kishte dalë me dy vajza kosovare… “Kurrë më pak se dy, këtu është rregull…”. Pa kaluar një muaj nga ky lajm, ambasadori Reichel ka konfirmuar se do të largohet nga Kosova. Nuk dihet nëse vendimi ka të bëjë me skandalin që u krijua në mediat kosovare nga komenti i ambasadorit. Por ambasada njoftonte se largimi ishte vullnetar dhe se atij do t’i ngarkohej një tjetër detyrë në Berlin. Reichel ishte emëruar ambasador në Kosovë, në korrik të vitit 2011. Ai do të pasohet nga dr. Peter Blomeyer.











