Një femër në Kosovë ka vdekur nga virusi Nili Perëndimor, me origjine nga mushkonjat, ndërsa ka dyshime se dy pacientë të tjerë janë të infektuar me këtë sëmundje, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Kosovë.
Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës, tha se dy rastet e dyshuara po trajtohen në spital.
Më herët këtë muaj, nga ky virus kanë vdekur tre vete në Serbinë fqinje.
Virusi Nili Perëndimor (NP) ishte zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga zogjtë dhe te njerëzit përhapet nga mushkonjat.
VNP mund të shkaktoj simptome të ngjashme me flamën, por në raste ekstreme mund të rezultoj me temperaturë, gjendje kome e gjëra të tjera.
© Panorama.al











