Kosovë, Jahjaga e dënon sulmin ndaj KFOR-it

Nov 24, 2011 | 17:23

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar sulmin që mbrëmë, “një grup i qytetarëve, i nxitur dhe i mbështetur nga struktuart kriminale ka bërë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në fshatin Rudar të Zveçanit”, njoftoi Zyra e Presidentes.

“Aktet e tilla të dhunës janë të patolerueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Jahjaga, gjatë një bisede të sotme me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, ka shprehur brengosje për incidentin e mbrëmshëm dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Në njoftim më tutje theksohet se “populli i Kosovës e çmon lart angazhimin e KFOR-it dhe ka respekt për ushtarët, që shërbejnë në funksion të stabilitietit dhe paqes”.

© Panorama.al

Te lidhura