Kosovë, gati vendosja e kontrollit doganor

Sep 14, 2011 | 10:11

PRISHTINE- Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare janë përgatitur për vendosjen e kontrollit doganor në pikën 1 dhe 31 në kufi me Serbi.

Plani operacional i hartuar nga Qeveria e Kosovës në konsultim me KFOR-in dhe EULEX-in është finalizuar të martën pasdite.

Kryeministri Hashim Thaçi ka rikonfirmuar se këtë të premte do të fillojë edhe operacionalizimi i plotë i planit të Republikës së Kosovës për vënien nën kontroll të këtyre pikave kufitare me rregulla strikte, si edhe në të gjitha pikat kufitare të tjera të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha operacionet do të kryhen nën sovranitetin e Kosovës, pra nën angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës me angazhimin e tyre operacional e teknik të EULEX-it dhe krijimin e ambientit të sigurisë nga NATO-ja”, ka thënë ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se të hyrat në dy pikat doganore në Veri do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e Kosovës. (Express)

© Panorama.al

Te lidhura