Kosovë, dialogu për vizat nis më 19 janar

Dec 17, 2011 | 10:26

Burime të Komisionit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën, do të filloj më 19 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo datë i është propozuar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e Komisioneres për Çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom.

Komisioni Evropian në këtë mënyrë ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova duhet t’i plotësoj për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.(rel)

Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Shengen të BE-së.

© Panorama.al

Te lidhura