Kosovë, arrestohet organizatori i trazirave në Veri

Dec 20, 2011 | 19:31
Zvonko Veselinoviç

MITROVICE- Zvonko Veselinoviç nga Mitrovica është arrestuar në Kopaonik nën dyshimet se është marrë me aktivitet kriminal, bëjnë të ditur mediat serbe.

“Novi Magazin” dhe “B92” bëjnë me dije se Veselinoviç është duke u transportuar për në Kralevë ku do të merret në pyetje nga hetuesit.

Në momentin e arrestimit, Veselinoviç ka qenë sëbashku me vëllain e tij. Në makinë e cila u ndalua nga policia mësohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Zvonko Veselinoviç dyshohet se është organizator i trazirave në veri të Kosovës, si dhe akuzohet për kontrabandë.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, ndërkaq ka thënë se Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, në barrikadat në Jarinjë dhe Jagnenicë.

© Panorama.al

Te lidhura