Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në rrjete sociale, ministrja thotë se 17 shkurti është një ditë që kujton sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë.
Spiropali thotë se Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm me institucione të konsoliduara dhe demokraci në zhvillim, si edhe me një orientim të qartë euroatlantik.
Ministrja shton se Shqipëria i qëndron pranë si motër dhe aleate për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen e saj.
“Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane. Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.”, ka shkruar ministrja.
Reagimi i plotë:
Gëzuar Kosovë
Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë!
Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.
Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.
Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi.
Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.
Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.
Gëzuar Pavarësinë!
© Panorama.al












