“Korrupsionin na e shpallën të vërtetuar”- Mijëra qytetarë në shesh kërkojnë largimin e kryeministrit, Rama ankohet në Berlin: Ky është fenomen evropian dhe amerikan

Jun 17, 2026 | 10:00

Kryeministri Edi Rama teksa mbajti një fjalim në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor u ndal edhe tek protestat, që prej 17 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Capture

Teksa mbrojti projektin për zhvillimin turistik në Zvërnec, ai  ka paralajmëruar për rrezikun që, sipas tij, paraqet përhapja e dezinformimit në epokën digjitale.

Sipas kreut të qeverisë, teoritë konspirative dhe pretendimet e pakonfirmuara u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në narrativa të pranuara publikisht pa kaluar më parë në procesin e verifikimit të fakteve.

“Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare.

Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë.

Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërteta. Të vërtetat u bënë dogma. Dhe kushdo që kërkon prova, trajtohej si u dyshuar.

E përmenda këtë jo sepse vetë projekti ka rëndësi për Evropën.  Ka. Por sepse  ajo që ka edhe më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin.

Narrativa bëri xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm”, tha Rama.

Sipas tij, ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por fenomen evropian dhe amerikan.

“Dhe nëse demokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, mes shqyrtimit të fakteve dhe histerisë, mes kritikes dhe linçimit digjital, ato do të humbasin, herët a vonë, diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik”, deklaroi kreu i qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura