TIRANE- “Lufte me çdo kusht kunder korrupsionit, rritje te transparences dhe ndjekje penale ndaj gjithe zyrtareve te perfshire ne korrupsion”. Keshtu ka deklaruar kreu i qeverise, Sali Berishagjate konferences “Për një qeverisje më të mirë” të organizuar nga Banka Botërore, gjate te ciles ai ritheksoi angazhimin e qeverise per te luftuar korrupsionin.
Berisha deklaroi se duhet të faktohet që në raport me këtë vepër penale zyrtarët e çdo niveli të jenë të barabartë para ligjit.
“Nuk ka armik më të egër për njeriun e lirë sesa korrupsioni. Asnjë reformë nuk mund të ketë sukses nëse nuk do të ketë luftë ndaj korrupsionit” tha Berisha, duke premtuar se qeveria qe drejton eshte teresisht e angazhuar per te luftuar kete te keqe.
Sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar përbën një nga drejtimet më themelore të qeverisë duke shtuar se agjensitë kanë rritur eficencën e punës dhe kanë dëshmuar partnerit të shkëlqyer me ndërkombëtar si dhe përgjegjësi të lartë në zbatimin e ligjit.
© Panorama.al











