Adriano është rikthyer në Romë mëngjesin e djeshëm. Sulmuesi brazilian ka braktisur vendin e tij vetëm për të përfunduar sezonin në Itali, sepse më pas ai dëshiron të rikthehet te Flamengo për të luajtur së bashku me Ronaldinjon. Gjatë festës së organizuar të enjten e kaluar për ditëlindjen e tij, “Perandori” u ka rrëfyer miqve që dëshiron të kthehet në Rio dhe të marrë me vete edhe mbrojtësin e Romës, brazilianin Juan. Por ndërkohë, edhe Korinthians është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin e verdhekuqve. Shifra që pritet të bëjë gati klubi brazilian është 1-1,5 milionë euro për të gjithë kartonin e lojtarit.











