Kim Jong Il, Korea në ditën e dytë të funeralit

Dec 29, 2011 | 9:17

Me mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë marrë pjesë në shërbimet përkujtimore për liderin e tyre të ndjerë, Kim Jong Il.

Zyrtarë të lartë qeveritarë, oficerë ushtarakë dhe rreth 100 mijë civilë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, në sheshin qendror në kryeqytetin e Phenjanit.

Qytetarët, shumica e të cilëve kishin veshur pallto të zeza, qëndronin në heshtje në shesh.

Kim Jong Uni, i cili pritet të marrë frerët e pushtetit në shtetin e izoluar, qëndronte duke dëgjuar fjalimet e ushtarakëve të lartë, që çonin në qiell babanë e tij të ndjerë.

Pas fjalimeve, në gjithë vendin u dëgjuan sirenat, të cilat tregonin se periudha zyrtare e zisë për te, e cila filloi më 17 dhjetor, kur edhe ndërroi jetë lideri, ka përfunduar.

 

© Panorama.al

Te lidhura