Korçë, vdes nga i ftohti foshnja 4 muajshe

Dec 26, 2011 | 11:19
Nëna e foshnjes së vdekur nga i ftohti

KORÇE- Vdes nga i ftohti foshnja 4 muajshe. Një familje në fshatin Zvezdë të Korçës është goditur nga tragjedia e humbjes së vajzës 4 muajshe si pasojë e temperaturave të ulëta dhe vështirësive ekonomike me të cilat ata përballen. Nazmi dhe Matilda Shake, një ditë më parë humbur vajzën 4 muajshe. Në shtëpinë plot lagështirë dhe dritaret e së cilës janë rrethuar me  plastmasë, dy fëmijët ndodheshin në mes të ftohtit. Më e vogla nuk ka mundur t’i mbijetojë temperaturave nën zero. Vajza me inicialet M.Sh. vetëm një muaj më parë ka dalë nga spitali ku ishte trajtuar për bronkopneumoni. “Unë jam i papunë. Të vetmet të ardhura që siguroj janë kur më thërret ndonjë nga fshati që të punoj për ndonjë hamallëk’, u shpreh babai i foshnjës së vdekur.                              dh.d

© Panorama.al

Te lidhura