Korçë, Rama: Dënoni me votë çdo gënjeshtër

May 2, 2011 | 20:48

KORÇË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijim të fushatës elektorale ishte në qytetin e Korçës në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për të ardhmen”, Niko Peleshi.

Vota për Niko Peleshin, tha ai, nuk është një votë e majtë, por është një investim i sigurtë për të gjitha familjet, fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët e Korçës.

Kryesocialisti, tha se është koha për të dënuar më votë çdo gënjeshtër, dhe për të hapur të vetmen rrugë për Shqipërinë, që është “Aleanca për të ardhmen”

 

Me tej lideri socialist denoncoi, sipas tij, përpjekjet për manipulim duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes.

 

“Kemi parë përpjekje për të blerë votën dhe t’i lërë njerëzit pa votuar, duke u blerë kartën e identitetit, por askush të mos i dorëzoj pasi rrezikojnë të japin të dhënat personale dhe të humbin identitetin, pasi ata synojnë të blejnë varfërinë. Ato para nuk e blejnë të ardhmen tuaj e kur u kërkojnë të dhënat personale ato janë në mbrojtje të sigurisë tuaj, kurrë mos e dorëzoni kartën, por paratë merruani sepse është paraja që mungon në xhepat tuaja dhe në ekonominë shqiptare”- theksoi Rama

© Panorama.al

Te lidhura