Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyetin e Korçës. Një 38- vjeçar, i identifikuar si Artur Strati është plagosur me armë zjarri.
Dy persona, ende të paidentifikuar mendohet të jenë përfshirë në një sherr, ndërsa sipas të dhënave paraprake mendohet se Strati është plagosur aksidentalisht, pas nuk ka patur lidhje me ngjarjen.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autorit, i cili është identifikuar.











