
KORCE- Gjykata e Korçës vendosi sot denimin me 15 vite burg per babane tutor, qe shfrytezonte dy vajzat e tij te vogla, te moshes 8 dhe 10 vjecare.
Ne seancen e sotme, gjykata vendosi masen e denimit per Pëllumb Mullain, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po me 15 vjet burg denoi klientet, pedofile; Andrea Nameti, 69 vjeç dhe Skënder Korollarin.
Me nga 10 vite u denuan dy te ndaluarit e tjere. Nevruz Kollani dhe Ndoci Koçi.
Ne muajin prill, gjate operacionit te koduar “Junior”, policia ndaloi pese shtetasit, per shfrytezim dhe abuzim me te miturat.
© Panorama.al











