Korçë, Gaqo Dumka kërkon gjykim të shkurtuar

Dec 27, 2011 | 12:15
Gaqo Dumka pas arrestimit për krimin

KORÇE – Braktiset i moshuari i akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e trupit të 42-vjeçares nga Bilishti, Liljana Arapi. Gaqo Dumka është shprehur gjatë seancës së parë për gjykimin e tij se nuk ka mundësi të paguajë avokatin për t’u mbrojtur. “Dua të mbrohem me avokat, por s’kam ta paguaj. Do pranoj që të ma paguajë shteti”, pohoi i akuzuari për masakrën e 11 gushtit. Dje, në sallën e gjyqit, përveç të moshuarit nuk ka qenë prezent asnjë nga familjarët apo të afërmit e tij, ndërsa i moshuari ka kërkuar gjykimin me proces të shkurtuar. Sipas avokatit mbrojtës të Dumkës, pas konsultave me të pandehurin, ky i fundit ka pranuar që të paraqesë para trupit gjykues kërkesën për gjykimin me procesin e shkurtuar. Me zërin e ngjirur dhe dëgjimin e dobësuar, Dumka ka konfirmuar para togave të zeza se është dakord për t’u gjykuar me proces të shkurtuar dhe seancën tjetër pritet të jepet vendimi për të.                   dh.d

© Panorama.al

Te lidhura