Kontrolli, Ina Rama kundër Halimit

Jan 23, 2012 | 12:15

Kryeprokurorja Ina Rama

Inspektimi te Krimet e Rënda, Prokuroria e Përgjithshme: S‘gjetëm shkeljet që pretendon Ministria

Ministria kërkoi ndëshkimin e 15 prokurorëve, akuza është kundër

Prokuroria e Përgjithshme paralajmëron se do të kthejë mbrapsht kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për masa ndëshkimore ndaj 15 prokurorëve të Krimeve të Rënda. Dy javë më parë, Ministria e Drejtësisë publikoi një raport mbi inspektimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke nxjerrë me shkelje plot 15 prokurorë. Shkeljet, sipas Ministrisë, i përkisnin dosjeve të viteve 2008-2009. Në përfundim të procedurës së kontrollit, ministri i Drejtësisë i dërgoi një kopje të raportit Presidentit të Republikës dhe prokurores së Përgjithshme. Kësaj të fundit iu kërkua që të vepronte me anë të mekanizmave për nisjen e procedimeve ndaj prokurorëve të gjetur me shkelje. Pasi mori në shqyrtim raportin e Ministrisë së Drejtësisë, prokuroria e Përgjithshme kreu nga ana e saj një inspektim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Inspektimi, i cili zgjati më tepër se dhjetë ditë, verifikoi nga afër dhe rast pas rasti, të gjitha çështjet që kishte ngritur Ministria e Drejtësisë në raportin e saj. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se raporti i inspektimit i organit të akuzës nuk ka dalë ende, megjithatë, konfirmohet se janë rrëzuar pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit, me një raport prej

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi

200 faqesh, nga inspektimi i kryer evidentoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda zinte vendin e parë në vend për shtyrjen e afateve hetimore të dosjeve penale. Një tjetër shkelje, sipas Ministrisë së Drejtësisë, kishte të bënte me pushimin e dosjeve. Për këtë fenomen, të konsideruar si shqetësues nga Ministria e Drejtësisë, u fajësuan të paktën gjashtë prokurorë të Krimeve të Rënda. Nisur nga konstatimet e raportit 200-faqesh, Ministria i dërgoi një kopje kryeprokurores Ina Rama dhe kërkoi marrjen e masave urgjente për ndëshkimin e prokurorëve me shkelje, si dhe përmirësimin e situatës. Ministria e Drejtësisë nuk mjaftohej me prokurorët e thjeshtë, duke akuzuar për shkelje në detyrë edhe dy zv.prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas procedurave, në çdo rast Prokuroria e Përgjithshme duhet t’i verifikojë shkeljet dhe nëse i konfirmon pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë, grupi i inspektimit dërgon propozim për masa disiplinore në Këshillin e Prokurorisë. Këshilli duhet të thërrasë prokurorët e gjetur me shkelje dhe të dëgjojë prej tyre argumentet mbrojtëse dhe në fund merret vendimi në lidhje me procedimin disiplinor sipas shkeljes së kryer.

15 prokurore janë gjetur me shkelje nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për ta është kërkuar marrja e masave disiplinore

4 dite ka zgjatur inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Inspektimi është kryer për dosjet e viteve 2008-2009

© Panorama.al

Te lidhura