Kontrollet në burgun ku ndodhet edhe Erion Veliaj, policia zbulon telefona në qeli! Emrat e të dënuarve që i dispononin

Oct 25, 2025 | 11:30

Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar sot një kontroll të befasishëm në burgun e Durrësit, ku janë sekuestruar pesë telefona iPhone, të ndaluar brenda institucionit.

burgu i durresit kontrolle celulare

Telefona u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, një ambient i përbashkët për të burgosurit. Burime nga burgimi bëjnë me dije se aparatet dyshohet t’u përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

Kujtojme qe ne burgun e Durresit ndodhet edhe ish kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.

Njoftimi: 

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

© Panorama.al

Te lidhura