Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se konsullatata e Kosovës, nga data 1 qershor do të fillojnë të pajisin emigrantet kosovarë me dokumente personale.
Të 13 konsullatat kosovare nëpër botë kanë mundësi që nga 1 qershori të pajisin kosovarët që jetojnë jashtë shtetit me letërnjoftim dhe pasaporta të Kosovës.
Në komunikatën e dërguar mediave, kjo ministri thotë: “Tashmë, në Misionet Konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta.”
Mirëpo, që tani, Ministria e Jashtme ka kërkuar mirëkuptim nga mërgimtarët në rast të ndonjë vonese apo problemi eventual teknik, pasi pritet të ketë fluks të madhë të kërkesave.
© Panorama.al











