Konfirmohet vizita e presidentit të përkohshëm sirian në Shtëpinë e Bardhë! Ja data kur Ahmed al-Sharaa do takohet me Donald Trump

Nov 2, 2025 | 18:40

Është konfirmuar vizita e presidentit të përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa javën e ardhshme Uashington D.C., ku do takohet me presidentin amerikan Donald Trump, duke kryer vizitën e parë zyrtare e një presidenti sirian në SHBA.

usa siria

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për Fox News Digital se takimi është planifikuar për më 10 nëntor.

Trump dhe al-Sharaa janë takuar për herë të parë në maj, gjatë vizitës së presidentit amerikan në Arabinë Saudite.

“Djalë i ri, tërheqës, tip i fortë,” u shpreh Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, pasi ishte takuar me al-Sharaa, i cili më parë ka qenë udhëheqës i Al-Kaedës. “Ka një të kaluar të fortë, luftëtar i vërtetë. Ka një shans real për ta mbajtur vendin të qëndrueshëm.”

Al-Sharaa, i njohur më parë me emrin e luftës Abu Mohammad al-Jolani, udhëhoqi ofensivën rebele në dhjetor që çoi në rrëzimin e regjimit të ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad.

Grupi i tij, Hay’at Tahrir al-Sham, ishte shpallur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së si një Organizatë e Huaj Terroriste (FTO). Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi në qershor se administrata Trump do ta hiqte këtë përcaktim si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të rivendosur marrëdhëniet SHBA–Siri.

“Heqja e këtij përcaktimi si FTO është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e vizionit të Presidentit Trump për një Siri të qëndrueshme, të bashkuar dhe paqësore,” tha Rubio në një deklaratë.

Trump u prit me ovacione në Riad pasi njoftoi se administrata e tij do të ndalonte sanksionet ndaj Sirisë për t’i “dhënë një shans madhështisë”.

“Ah, çfarë s’bëj unë për princin e kurorës,” tha me shaka Trump, duke iu referuar udhëheqësit de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili e kishte nxitur atë të takohej me liderin e ri sirian.

© Panorama.al

Te lidhura