Gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it ka konfirmuar aktakuzat në rastin “Medicus”, duke mos përfshirë termin “trafik”. Të përfshirët në këtë rast, Lutfi Dervishi, Driton Jiltas, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj akuzohen për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nga aktakuza janë hequr pikat për trafikim të personave dhe krim i organizuar. Prokuroria nuk mbeti e kënaqur me aktakuzën e re të gjykatës dhe vendosi të ankohet kundër këtij vendimi. Aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit, që të specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur të tjerë, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.











