
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, një prej zërave kundërshtar të kreut socialist, Edi Rama në profilin e tij në Facebook i ka bërë një propozim ministrit të Financave, Ridvan Bode, lidhur me shpërblimet e fundvitit për penisonistët, propozim i cili është mbështetur edhe nga kreu socialist, Rama.
“Po degjoja Ministrin Bode i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit per shperblim per pensionistet per vit te ri. Ja ti japim nje ide te gjithe bashke. Te heqi fondin per 5 milione dollaresh per te prishur piramiden dhe me kete fond te paguaje nga 5,000 leke 100,000 pensioniste.”- shkruan Andis Harasani në Facebook.
Ndërkaq, kreu socialist Edi Rama mbështet propozimin e tij me këto fjalë “Jam dakord me Andisin: Me 5 milione dollare u japim 100 mije pensionisteve 5 mije leke per Vitin e Ri dhe nuk shkaterrojme piramiden!”
Një ditë më parë, ministri i Financave deklaroi do të jetë vetëm administrata që do të përfitojë shpërblimet e fundvitit, ndërsa pensionistët nuk do të marrin asnjë shtesë.
© Panorama.al











