LEZHË- Një tjetër incident elektoral është shënuar ditën e sotme në Lezhë, në Komunën Blinisht ku kandidati i Partisë Socialiste, Zef Hila është përplasur me kundërshtarin e tij, kandidatin e Partisë Demokratike, Jak Zhuba.
Nga të dhënat e para mësohet se kandidati i PS-së ndodhet në spital, ndërsa kandidati i PD-së ka marrë mjekime ndërsa është shoqëruar për në polici për të dëshmuar mbi ngjarjen.
Mësohet se në sherrin mes dy kandidatëve janë përfshirë edhe simpatizantë të dy krahëve politikë. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Fishtë, ku Partia Demokratike ishte në një takim elektoral.
Policia njofton se pritet shoqërimi i kandidatit të PS-së, për të marrë dhe dëshminë e tij mbi ngjarjen.
© Panorama.al











