TIRANË- Projekti vjenez është përzgjedhur projekti fitues për kompleksin e ri parlamentar, që do të ngrihet aty ku sot është piramida. Zgjedhja u bë pas një konkursi ndërkombëtar, dhe fituesi doli pas një seleksionimit të jurisë dhe publikut nga një garë e 12 maketeve. Juria e vlerësoi projektin fitues, koduar me numrin 11022, me 76 pikë, të cilave iu shtuan edhe pikët e publikut.
Sipas ketij projekti salla e Parlamentit reflekton hapësirën bazë demokratike si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hollit që të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.
Në vend të dytë u rendit projekti i arkitetit nga Bolonja dhe në ved të tretë studioja nga Parisi. Zarfet u hapën në prani të mediave, e ftuar në konferencën për ndarjen e cmimeve dhe u lexuan në prani të jurisë kryesuar nga Johannes Ibelings, autoritet në fushën e kritikës së arkitekturës, historian arti dhe botues i shumë veprave përfshirë Supermodernizmi: “Arkitektura në Epokën e Globalizimit”, Arkitektura e Shekullit XX në Hollandë, Planifikimi urban i shek XX në Hollandë.
Kreytari i jurisë, është njëherësh themeluesi dhe kryeredaktori i revistës pan-europiane të arkitekturës “A10 Arkitektura e Re Europiane”.
Anëtarët e jurisë ishin: Johannes Ibelings, Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufi, Florian Nepravishta.
© Panorama.al











