Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në Facebook, se kur do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama tha se ai do të vizitojë SHBA-të, kur të marrë ftesë nga SHBA.
“Vizita për në USA kur të më ftojë USA, për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë USA do bëj biseda me USA. Nuk jam duke u shqetësuar se nuk shoh asnjë urgjencë asnjë problem. Pse qenka lajm vizita ime në USA, çfarë janë këto bomba”, tha Rama.











