Kombëtarja

Sep 24, 2011 | 12:13

Ervin Skela dhe Ansi Agolli i japin fund edicionit me Kombëtaren shqiptare. Një faks i ardhur gjatë këtyre ditëve nga UEFA në adresë të FSHF-së, bën të ditur se Komisioni Disiplinor ka dënuar me 5 ndeshje pezullim Skelën dhe 3 të tilla Agollin. Gjithçka vjen pas gjesteve të dy lojtarëve në ndeshjen e fundit në Luksemburg. Në fakt, për ata që kanë ndjekur takimin nga televizori dhe shkallët e stadiumit, i çuditshëm është fakti i dënimit të Skelës, pasi Agolli u ndëshkua me karton të kuq. Kryesori i ndeshjes Luksemburg-Shqipëri ka shkruar gjithçka çfarë ka ndodhur në protokollin zyrtar të takimit. Në këto kushte, nisur edhe nga rregullat e forta të UEFA-s, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 5 ndeshje Skelën.

© Panorama.al

Te lidhura