TIRANE- PDIU kerkon pezullimin e perpunimit te te dhenave per kombesine, nga INSTAT. Deklaraten e ka bere sekretari politik i partise, Ardian Tana, i cili ne emer te PDIU-se, duke pershendetur nxjerrjen e rezultateve paraprake të Censusit të popullsisë, shpallur nga INSTAT, rifonfirmoi qendrimin e vet në lidhje me rezultatet e tij për të ashtuquajturat pakica etnokulturore në vendin tonë.
“Ky qendrim yni reflekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element i identitetit civil të qytetarit”, thuhet në deklaratën e PDIU.
Sipas tij, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë, një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar.
“Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese, konfirmon pozicionin tonë të mëparshëm, se ndryshimet në Ligjin për gjendjen civile ishin antikushtetuese. Ne u munduam të paktën ta amendonim atë, që ai ligj të bënte sa më pak dëme, por gjithmonë kemi thënë se ai ishte antikushtetues. Ky vendim është historik për shkak të efekteve të mëdha që ai do të sjellë jo thjesht në kuadrin ligjor të lidhur me popullsinë, por dhe në procese të tilla si regjistrimi i popullsisë”, thuhet ne deklarate.
© Panorama.al











