KORÇE- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij në Korçë deklaroi se vendimi për heqjen e termit “kombësi” nga Gjykata Kushtetuese do të apelohet në Gjykatën e Strasburgut.
Sipas Dules, ky vendimi i Kushtetuese është marrë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.
Ai tha se po synohet tkurrje e minoriteteve në Shqipëri. Dule kritikoi edhe njëherë procesin e censusit, për të cilin tha se ka munguar e drejta për të vetëdeklaruar të dhënat personale.











