TIRANE- Partia Socialiste ka perseritur sot gatishmerine e saj per mbajtjen e nje referendumi, por me kusht qe ne te te perfshihen te kater ceshtjet e kerkuara prej saj, imuniteti, projekligji per importin e plehrave, marreveshja per kufirin detar me Greqine dhe propozimet per reformen ne drejtesi.
Ne nje deklarate per mediat, deputetja e PS-se, Mimi Kodheli ka theksuar se deklarata e Berishes mbetet ne kuadrin e propagandes, nderkohe qe sipas saj, “nevojitet nje referendum popullor, pasi shqiptarët duhet dhe do të vendosin për fatet e vendit, por jo vetëm për tekat e Kryeministrit por edhe propozimet e PS”.
Ajo eshte ndalur edhe ne situaten e rendit publik ne vend, duke e cilesuar ate shume shqetesuese. Duke iu referuar ngjarjes me se fundit te vrasjes se 37 vjecares te Fusha e Aviacionit gjatë një tentative grabitje, Kodheli beri përgjegjëse direkt qeverinë dhe kryeministrin e vendit. Sipas saj, krimi ka kapur vendin dhe varfëria ka gjunjëzuar shqiptarët.
© Panorama.al











