Kodheli: KQZ të ndëshkojë numëruesit e PD në njësinë 5

May 10, 2011 | 14:14

TIRANË- Partia Socialiste, duke vlerësuar të pajustifikueshme ajo që ndodh në njësinë numër 5, ka kërkuar nga KQZ-ja të veprojë njësoj edhe më komisionerët e PD-së, ashtu si veproi në njësinë numër 10.

“Eshtë e rëndë mënyra si po sillet KQZ në këtë moment. Ajo vazhdon të injorojë atë që po ndodh në njësinë bashkiake nr 5, ku komisionerët e PD bllokojnë qëllimshëm numërimin. Ky nuk vjen për arsye teknike, por politike”- tha Kodheli, gjatë një deklarate për mediat nga selia e PS-së.

Sipas saj, komisionerët demokratë përdorin arsye nga më absurde vetëm e vetëm për të bllokuar numërimin aty ku rezultati është në favor të Ramës.

“KQZ të marrë të njëjtin veprim në këtë njësi njësoj si bëri me numëruesit në njësinë tjetër”- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura