Kodheli, apel qytetarëve: Shkoni të mbroni votën

May 10, 2011 | 15:08

TIRANË- Pas denoncimit të asaj që ndodh në njësinë bashkiake numër 10, pas shkarkimit të komisionerëve të PS dhe ndërhyrjes së policisë për nxjerrjen jashtë të tyre, deputetja e PS-së ka kërkuar nga qytetarët të shkojnë në mbrojtje të votës.

Në një deklaratë për mediat, nga selia e PS-së, Kodheli ka kërkuar nga qytetarët të shkojnë në këtë njësi dhe në shkollën “Vasil Shanto”, ku sipas saj ka problem.

Ajo ka deklaruar se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj komisionerëve, duke e quajtur këtë të pajustifikueshme dhe që cenon rëndë procesin.

© Panorama.al

Te lidhura